Horrori në Hong Kong/ Nënë e dy fëmijëve, trupi i modeles gjendet i copëtuar

0
122

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hong Kong, ku një modele, nënë e dy fëmijëve është vrarë dhe copëtuar.Mediat vendase shkruajnë se autori mund të jetë ish-vjehrri i saj, i cili është zënë me të ndjerën, Abby Choi për një pronë luksoze që kushton miliona paund.

Policia e Hong Kongut ka gjetur në banesën e Choi-t,  këmbët e saj të futura në një frigorifer, si dhe një tenxhere me supë e cila përmban inde njerëzore. Po ashtu, u gjetën pjesë të fytyrës dhe mushama të zeza që janë veshur nga autori. Koka, busti dhe duart e saj nuk janë gjetur ende, autoritetet kanë fillua kërkimet në zonat afër banesës.

Copa mishi, një sharrë elektrike, një çekiç, së bashku me kartat e kreditit dhe çantën e Choi-t, u gjetën brenda apartamentit që ish-vjehrri i saj kishte marrë me qira së fundmi në Tai Po.

Choi, 28, u shfaq në kopertinën e një reviste mode në Monako këtë muaj dhe është paraqitur në botime të tilla si Elle, Vogue dhe Harper’s Bazaar. Ajo ishte gjithashtu e rregullt në Javën e Modës në Paris . Me 84,000 ndjekës në Instagram, ajo ishte një figurë e njohur e industrisë së modës dhe socialiste në Hong Kong.

Ngjarja makabër ka bërë jehonë dhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e krahasojnë me atë të ish-vrasësit serial, Jeffry Dahmer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here