Mbledhja e dy qeverive, reagon deputetja Jorida Tabaku: Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve

0
263

 

Deputetja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar për mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze në Podgoricë.

Përmes një postimi në Twitter, Tabaku shkruan se “më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve” dhe se “në këtë ekuacion fiton propaganda dhe jo qytetari”.

Postimi i plotë:

“Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve.

Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën”, shkruan Tabaku në Twitter.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here