Misteret e dhunës dhe vdekjes së 22-vjeçares nga Kenia, policia “zbërthen” shoferin e kazinosë, familjarët e tij dhe 2 shoqet e Joy-it

0
102

Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë, Rodi Barçi, policia me urdhër të prokurorisë shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Xhoit, Emili Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

E reja, sipas burimeve për Syri TV, i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.

Emili ka pohuar se Xhoi i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin.

Emili dhe shoferi i kazinosë, janë pyetur lidhur me ata çfarë deklaroi nëna e Joyt. Sipas policisë dëshmitë janë sekret hetimor dhe po vijon hetimi në bazë të tyre dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu është kontaktuar sërish nga policia edhe shoqja tjetër e Joyt, Joy Brenda e cila ndodhet jashtë Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here