Spoti zyrtar i 3 marsit, aktorja e njohur personifikon “Nënën Shqipëri qe therret bijte “

0
225

Spoti zyrtar i Partisë Demokratike pë protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme

Protesta e 3 marsit do të zhvillojhet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here