Berisha: Kemi kandidatin më të mirë për Tiranën. Belind Këlliçi do shënjojë ndryshimin në këtë qytet!

0
148

Kryetari i PD, Sali Berisha vlerësoi kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi si alternativën më të mirë për qytetarët, në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë një takimi me drejtues të degëve 6, 13, 16, Berisha kërkoi nga strukturat të bëjnë gjithçka për fitoren e Tiranës.

“Jemi në një fushatë elektorale dhe ne kemi një kandidat i cili mishëron të gjitha tiparet e një qytetari të këtij kryeqyteti, me një shkollim dhe formim të shkëlqyer, me një formim familjar shumë të mirë. Me një respekt për qytetarët dhe kjo kërkon që secili prej jush të bëni gjithçka, të bëjmë gjithçka për fitoren e tij në 14 maj. 

Ju garantoj se Belind Këlliçi do nderojë secilin qytetar të Tiranës dhe se Belind Këlliçi është njeriu që do shënojë kthesën dhe ndryshimin në këtë qytet. Përndryshe ky qytet në pamje të parë, thua në rregull, po shtohen kullat, ndërtimet, betoni, por nuk ka më keq sepse po thellohet ndotja dhe po bëhet i pabanueshëm, i papërballueshëm. 

Është qyteti i vetëm në botë ku treguesi i ndërtimit është më i larti në Europë, çmimet janë më të lartat në Europë në një kohë kur çmimet duhej të ishin të përshtatura me xhepat e qytetarëve. Jo, ato përshtaten me portofolet e trafikantëve. Ata shkojnë e blejnë kate, blejnë gjysmën e blejnë të tërën dhe as që mund ti afrohet qytetari apartamentit.  

Ndaj dhe çmimet janë në stratosferë dhe kreu i bashkisë ka pashpirtësinë të deklarojë haptas se shumë mirë që janë të larta. Por me cilin je ti, je me qytetarët apo me oligarkët, apo me narkotrafikantin. Se shumë mirë që janë të larta, por qytetari nuk e blen dot, atë e blen narkotrafikanti, atij i bëhet mirë se lan para dhe i ka paratë edhe në tokë të futura. Kanë tonelata narkoeuro të fshehura në tokë. Ata duhet ti lajnë, ti pastrojë dhe ti blejnë. Pra ndodhemi në këto rrethana. Çdo ditë ju ftoj orë nga orët tuaja, kohë nga koha juaj të ndihmoni, të përpiqeni dhe të bëni gjithçka për fitoren e Belind Këlliçit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here