Diskriminim për studentët! Ata që protestuan, i ngelën në provime/ Deklarata e Sandër Kovaçit: Te ne ka ndërhyrë politika dhe mekanizat e saj

0
139

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi pohoi sot se aktualisht janë në përfundim të një platforme me disa kërkesa për t’ja parashtruar qeverisë. Ai tha se shumë kolegë të tij kanë bojkotuar protestat pasi nuk kanë qenë dakord me braktisjen e orëve të mësimit.

“Shumë profesorë kanë bojkotuar, pasi menduan se bojkoti nuk ishte një ide e emirë dhe nuk e përkrahën. Sikur edhe e gjithë trupa akademike të dalë, do ishte numër i vogël.”, tha Kovaçi.

Ndërkohë, pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj tha se studentët që kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme janë intimiduar dhe ngelur në provime. Mes të tjerash ai lëshoi akuza në drejtim të politikës, ndërsa pohoi se mekanizmat e saj kanë ndërhyrë për të shuar protestat e tyre.

“Protesta e studentëve u shtyp brutalisht nga politika dhe jo vetëm. Ata që u ngritën në protestë, u ngelën në klasë. S’kam parë kurrë brez më fisnik që u ngel në klasë. Studentët dhe pedagogët që i prinë protestës studentore, nuk patën shans që të marrim kokërr vote, pasi ndërhyri politika. te ne ka ndërhyrë politika dhe mekanizat e saj. Unë jam njeri i lirë, e neveris dhunën dhe terrorin shtetëror mbi këdo. Unë shoh ata që thonë; nuk vij dot në protestë, se kam gruan apo fëmijën në punë. Frika, intimidimi, është i pashembullt.”, tha Susaj.

Ndërkohë, pedagogu i Universitetit Politeknik, Ismail Hoxha tha se protesta e tyre duhet të mbështetet gjerësisht, sidomos dhe nga mediat.

“Duhet të tregojmë se problemi është masiv. Protesta jonë duhet të mbështetet nga media. Paga e një profesori me titull shkon gati 1.000 euro. Koha e ballafaqimit të studentit me pedagogun duhet të jetë më e madhe. Nëse do ishte paga më e lartë, ai do ishte më i pranishëm në jetën akademike të universitetit. Rritja financiare për Profesoratin, do rriste dhe bashkëpunimin mes pedagogëve dhe studentëve”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here