Jorida Tabaku deklaron: Amnistia fiskale po kthehet në pengesë për Shqipërinë për të avancuar në procesin e integrimit!

0
227

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar se Shqipëria është në zonën gri të pastrimit të parave, si pasojë e Amnistisë Fiskale. Në një postim në Facebook, Tabaku u shpreh se Amnistia fiskale po kthehet në pengesë për Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Ajo ka theksuar se sipas raportit të fundit, Maroku dhe Kamborxhia dalin nga kjo listë, ndërsa Shqipëria është rikthyer në të.

Postimi i plotë:

Amnistia fiskale mban Shqipērinē nē listēn gri tē Pastrimit tē Parave.
Fundin e javēs qē shkoi u publikua pa shumē zhurmē raporti i Task Forcēs pēr Aksionin Financiar (FATF) e cila deklaroi se Shqipēria do tē vazhdonte tē ishte nē monitorim tē shtuar dhe do tē vazhdojē tē mbetet nē listēn gri tē pastrimit tē parave si rezultat i planeve tē qeverisē pēr Ligjin e Amnistisē Fiskale.

Ligji amnistisē fiskale ēshtē shqetēsim pēr burimin e parave; pēr legalizimin e fondeve kriminale dhe atyre tē padkleruara e tē vendosura nē mēnyrē korruptive dhe pēr kēte arsye thotē raporti duhet tē rishikohet ose qeveria tē tērhiqet.

E njējta deklaratē ēshtē bērē pak kohē mē parē dhe nga KomisioninEuropjan e nga raporti i progresit tē BE! Amnistia fiskale po kthehet nē pengesē pēr Shqipērinē pēr te avancuar nē procesin e integrimit!

Lajmi i raportit tē fundit ishte qē Kamboxhia dhe Maroku dalin nga monitorimi! Shqiperia jo!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here