Ne nje takim me sytrukturat e degeve 2 dhe 5 ne Tirane, kreu i PD Berisha tha se opozita do te beje gjithçka per te larguar Edi Ramen nga pushteti.
“Ju falënderoj të gjithëve për të gjithë punët, përkushtimin, sakrificat që keni bërë dhe bëni në këtë përpjekje të madhe të PD-së për të përmbysur monizmin e dytë në Shqipëri.
Ne sot jemi në një revolucion demokratik paqësor. Jemi në një revolucion se asnjë njeri nuk mund të na thotë ne, një rrugë tjetër për përmbysjen e kësaj kufome politike që quhet Edi Rama, i cili ka arritur në një stad, që kundërmon në Shqipëri, rajon dhe mbarë botën.
Ka arritur në një stad që i lejon vetes të bëjë çdo gjë. Ka arritur në një stad që përbën rrezik real për çdo shqiptar. Ka arritur në një stad i cili në vend që të ishte vetëarkivuar për ato që ka kryer, përpiqet që të mbahet në çdo fije bari për të shtyrë mbijetesën e tij, qoftë edhe si kufomë politike siç është sot.
Ndaj dhe ne jemi të angazhuar në këtë lëvizje të fuqishme, paqësore, e cila do të vazhdojë deri në ditën e përmbysjes së këtij despoti, e këtij krim-ministri i cili nuk njeh asnjë ligj, asnjë parim, asnjë kufizim, asnjë normë, kur vjen puna për pushtetin e tij, për pasurimin e tij, kur vjen puna për të goditur kundërshtarët dhe vlerat e demokracisë.
Atëherë ne do të jemi në këmbë, do të përballemi me të, do të bëjmë gjithçka që ta largojmë nga pushteti. Edi Rama dhe suita e tij janë një grup pushtetarësh të cilët nëse ju i vëreni, i studioni me kujdes, rrezatojnë urrejtje ndaj qytetarëve shqiptarë në çdo akt, veprim dhe vendim.
Rrezatojnë atë urrejtje që ka hajduti për viktimën e tij. Hajduti kur vjen viktimën thotë mirë ja bëra se ky ishte i tillë dhe i atillë. Këta vjedhin qytetarët dhe mirë ua bëjmë, thonë, këta qytetarë kështu e meritojnë thonë.
Nuk e themi ne, as ju, e thotë KLSH, institucioni zyrtar, kushtetues për të kontrolluar shpenzimet e buxhetit, për të kontrolluar buxhetin e shtetit si përdoret. Në 9 muaj thotë, Edi Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur dhe abuzuar 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë mjaftojnë për të rritur rrogat e të gjithë rrogëtarëve në Shqipëri 130%.
Fondi i përgjithshëm në Shqipëri është 97 miliardë lekë në vit. Këta kanë vjedhur dhe shpërdorur 122 miliardë lekë. Këta për vehte janë të pangopur, Edi Rama mori detyrën e kryeministri i akuzuar me raport nga OSBE-ja se ka të fshehura në llogaritë ofshore 200 mln euro. Edi Rama nuk guxoi nga ajo ditë gjer sot ti thotë një gjysëm fjale, se mund të ndodhë që të të akuzojnë kot dhe ti del e bën deklaratën se kjo është një shpifje, por kjo nuk një shpifje dhe nuk guxoi me çelë gojën.
Po pse nuk guxoi me çelë gojën, sepse ai ishte akuzuar në mënyrë të përsëritur se merrte 1 mln e 2 mln, në gjithë Tiranën njihej si mister 20%, por 20% e merrte kur ishte kryetar bashkie, kurse atij që do të ndërtonte kullën e lartë tek bulevardi i ri, ndërmjetësit të tij i tha se unë dua 100 mln, 25% të saj. Ai u skandalizua si mund të jap 100 mln, por kjo është e vërteta. Edi Rama e konsideron Shqipërinë si çiflig të vetin.”