Berisha: Përmasat e superskandalit Rama-McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë më kundërmuese e më të mëdha !

0
128

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen me grupin parlamentar të PD se kryeministri Edi Rama ka bërë gjithçka vetëm që të fshihet nga skandali”McGonigal”. Në fjalimin e tij ai thekson se dosja e Edi Ramës po bëhet çdo ditë e më e zezë nga hetimi i FBI dhe Kongresit.

Pjesë nga fjalimi:

Ju përshëndes!

Sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, që të fshihet nga superskandali i shekullit, nga ‘Uotergejti’ i shekullit të 21, por një gjë i garantoj shqiptarëve se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që bën FBI dhe Kongresi i SHBA.

Edi Rama në këtë dosje, rreshtohet me Deripaskën dhe McGonigal.  Rreshtohet si një person që i lejoi vetes një akt të cilin mund ta ndërmirrte vetëm biri shpërtëror i Enver Hoxhës, apo i Kim Jon Un. Pra rreshtohet me ata persona që nga urrejtja apo shkaqe të tjera nuk njohin asnjë kufi në akte dhe veprime të tyre kundër SHBA.

Në memorien e kohërave ky akt do të nxije gjithnjë e më shumë. Përmasat e superskandalit Rama-McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë më kundërmuese e më të mëdha e më të zeza.

Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet.

Shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të mediave Amerika, europiane, botërore të cilat dilnin tre personazhe të zeza; Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal tradhtari i SHBA në anën tjetër, dhe Edi Rama supermafioz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here