Kreu i Partisë së Lirisë Ilir ka zhvilluar një komunikim për mediat. Gjatë fjalës së tij Meta tha se kryeministri Edi Rama po u grabit pronat shqiptarëve.
“Duke përdorur gjoja si shkak tërmetin, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen.
Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korrupsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre.
Ky vendim nuk thotë asgjë për të drejtën e truallit dhe të drejtën e qytetarëve. Shqiptarët i kanë dëgjuar fjalë të tillë dhe kur u shemb tetari. Realiteti është i qartë, qeveria ka përballë botën me ndërtimet rezultojnë të jenë qindra e mijëra të vjetra. Qeveria po të ishte e sinqertë do të kishte përdorur mekanizma ligjorë duke respektuar të drejtat e qytetarëve.
Kjo qeveri nuk garanton as sigurinë e transportit publik. Nuk inspekton degët ujëmbledhëse, hidrovoret pasi ka qëllim rrëmbimin e pronës qytetare.
Çdo ditë Rama dhe Rilindja janë pasiguri dhe rrezik i pronës dhe sigurisë së qytetarëve. Ndaj, të gjithë duhet të jemi në këmbë për të mbrojtura pronat, barazinë e ligjit dhe ndaljen e bandave. Të gjithë në mbrojte të lirisë, sigurisë dhe pluralizmit më 3 mars.”, tha Meta.