Një ditë para mocionit me debat ne Parlament për çështjen e McGonigal dhe dy ditë para protestës së opozitës më 3 mars, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë blu, për t’u takuar me kreun e PD, Sali Berisha.
Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga dy selitë e partive respektive, mendohet se në fokus të bisedës mes Berishës dhe Metës do të jetë sinkronizimi i opozitës për seancën e së enjtes, e cila do të jetë maratonë, por edhe për organizimin e protestës së thirrur të premten.