Vëllai i një prej shoferëve tregon konfliktin në Belsh: Kur qëlloi me armë, brenda autobusit ishin dy fëmijë

0
147

Një konflikt ka ndodhur sot pasditen në terminalin e autobusëve në qytetin e Belshit mes dy punonjësve të linjave të transportit. Sipas policisë, 35-vjeçari me iniciale A.D. ka qëlluar me armë në drejtim të autobusit në pronësi të shtetasit A.T., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vëllai i shtetasit A.T. ka treguar për mediat se nuk kanë pasur konflikt me asnjë person. Ai shprehet se në momentin që 35-vjeçari qëlloi me armë, brenda autobusit ishin dhe dy fëmijë të mitur.

“Aty ka dalë personi dhe i ka gjuajtur autobusit me armë. Xhami është i thyer i autobusit. Në momentin e ngjarjes, në autobus kanë qenë dy fëmijë të vegjël brenda. Pasagjerët e tjerë kanë zbritur rrugës. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti, madje kemi folur si vllazëri që kemi qenë këtu. S’kemi pasur asnjëherë konflikte. Thjesht mund të jetë një konflikt pune, se edhe ai ka një linjë që çon pasagjerët.

Ai po vinte nga puna e vet në shtëpi. Kishte një javë në Itali. Ka ikur që të premten dhe sot u kthye. Prandaj duhen marrë masa. Sot nuk është vëllai im, por nesër mund të jetë tjetër. Nuk vritet njeriu kot. Të gjithë do punojnë. Nuk ka qenë problematik këtu përqark me ne. Ka qenë diçka momentale”-tha ai.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here