Zbardhen detajet e vrasjeve në kryeqytet/ Policia ngre posblloqe në disa pika për arrestimin e Dan Hutrës

0
174

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me lëvizjet e Dan Hutrës, i cili dyshohet se është autor i plagosjes së ish-gruas së tij dhe nënës së saj, dhe dy familjareve të tyre.

Sipas raportimeve nga gazetarët, autori  i cili përveç armës së krimit, kallashnikov, me vete kishte dhe një thikë, me të cilën dyshohet se e përdori për të plagosur ish-të dashurën Marjana Gurakuqi.

Ndaj të parës që qëlloi me armë Hutra ishte ish-kunata e tij, Mevlute Hysa, duke e lënë të vdekur, dhe më pas qëlloi me armë dhe me thikë ish-gruan, Elena Hysa, 35 vjeçe, në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Por siç duket Hutra, një vrasës gjakftohtë nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka qëlluar me armë ndaj ish-vjehrrës, Kujtime Hysa dhe nusen e vëllait të ish-gruas, 30-vjeçaren Hasime Dafku.

Fill pas krimit dyshohet se autori është larguar me shpejtësi me një mjet tip Benz ngjyrë e errët drejt Kamzës, atje ku mendohet se kreu dhe krimin tjetër të rëndë, duke qëlluar me armë disa herë në drejtim të 31-vjeçares Elteva Kurti.

Kjo e fundit është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Hetuesit kanë dyshime të forta se Dan Hutra është i autor i këtyre ngjarjeve kriminale, pasi është përdorur një kallashnikov, dhe në të dyja zonat është parë që të qarkullonte e njëjta makinë.

Kujtojmë se 40-vjeçari, me precedentë të shumta penale, kishte dalë nga burgu më 16 shkurt. Aktualisht ai është në arrati, ndërsa policia ka ngritur posblloqe në disa pika të kryeqytetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here