Basir Çollaku: Rama në Parlament tregoi se po hetohet në SHBA

0
223

Gazetari Basir Çollaku, në një lidhje me skype për edicionin e orës 19:00 në Syri Tv, me Armela Ferkon, komentoi deklaratat e Edi Ramës sot në Kuvend. 

Çollaku u shpreh se Rama doli në foltoren e Kuvendit për të thënë “po hetohem në SHBA dhe ajo që them mund të më përdoret“.

Pranoi atë që është thënë publikisht deri tani. Nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve të deputetëve të PD. Ishte i shqetësuar dhe i alarmuar. Nuk është i bindur sa është shumica e dijenisë së hetuesve amerikanë, veprimeve, aktiviteteve, veprimet me agjentin amerikan, madje me disa prej tyre, se nuk është vetëm një. Kanë konsumuar një numër të konsiderueshëm paligjshmërie. 

“Edi Rama kishte ardhur për të thënë “sot po hetohem në SHBA dhe nuk mund të them asgjë në Shqipëri se çdo gjë do them mund të më përdoret”. Ne duhet të bëjmë pyetjen nëse ka marrë avokat edhe në SHBA, se hetimi atje kërkon përfaqësues. Pamë standard tjetër të reagimit të kryeministrit. Nëse për prokurorinë dhe drejtësinë shqiptare thotë “këtë e di unë”, “këtu s’ka hetim”, “këtu s’ka përgjim”, sot në Kuvend dëgjuam konstatimin se, “ata e dinë më mirë”. Lajmi është i mirë se Rama është i qartë, përveç shqetësimit që ka në përballjen që do të ketë, që po, ata e dinë mirë. Ama nuk e di qartë që ata e kanë survejuar, përgjuar, se janë disa takime, nëse ka patur një takim të parë ka bërë edhe takim të dytë, të tretë, të katërt. Cila është arsyeja e këtyre takimeve? Ne kishim një ditë më parë një reagim shumë shqetësues për zotin kryeministër, duke iu përgjigjur pyetjes saktësoi se çdo i huaj në përpjekjen për të blerë një zyrtar në SHBA, cenon rëndë sigurinë kombëtare të SHBA. Nuk ka fjali më të rëndë se kjo. Kemi një Kongres, një Senat, FBI, agjencitë e zbatimit të ligjit, janë edhe demokratët amerikanë që kërkojnë nga FBI, nga departamenti i drejtësisë informacione të detajuara për aktivitetin e McGonigal dhe raportet me kryeministrin shqiptar. Gjendja e rënduar e kryeministrit na dha sot një argument të fortë që zotëria është duke parë mundësinë se sa të shpëtojë nga përgjegjësia penale”, u shpreh Çollaku.

Duke komentuar aktivitetin e McGonigal kundër PD dhe opozitës shqiptare, Basir Çollaku tha se informacionet për lobistin e PD janë marrë nga zyra e Edi Ramës dhe i janë dhënë ish-agjentit të FBI.

“Pastaj nisi përpjekja kriminale për asgjësimin e opozitës shqiptare”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here