Berisha :Protesta e nesërme s’ka lidhje me vendimin e gjykatës për fatin e PD

0
125

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh para mediave se protesta e nesërme pritet të jetë madhështore, pasi sipas tij qytetarët e shohin që kanë të bëjnë “me një kufomë që duhet ta largojnë sa më parë”, referuar këtu kryeministrit Rama.

Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta e nesërme s’ka lidhje me vendimin e gjykatës për fatin e PD, ndërsa shtoi i bindur se asnjë gjykatës nuk mund të pranojë palë atë që nuk është palë në proces.

“Madhështore e jashtëzakonshme, qytetarët e shohin se kanë të bëjmë me një kufomë të pakallur që përbën rrezik për vendin dhe shoqërinë që duhet ta largojmë sa më parë.

Nuk kam asnjë lloj arsye që unë të ndërhyj në vendimin e gjykatësve e them me bindje që nuk ka gjykatës që  të pranoj palë atë që nuk është. Komisioni është jetik për të zbardhur këtë aferë. Për mua ka rëndësi tu them ju këtu se atë që Edi Rama ndaj SHBA mund ta bënte vetëm Lukashenko ose Putini as Vuçiçi se do ndruhej.

Protesta s’ka lidhje me vendimin e gjykatës, nuk mund ta paragjykoj por nuk ekziston as edhe një bazë për të shpallur palë atë që nuk është palë”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here