Drejtori i Anti mafias italiane Maurizio Vallone gjatë prezantimit të Raportit të parë “Mafia në epokën dixhitale” deklaroi se mafia shqiptare është ndër mafiat më të fuqishme në Itali si “mafie e huaj”
“Mafia shqiptare është mafia më e fuqishme ndër mafiet e huaja të pranishme në Itali.
Mafia shqiptare ka eskluzivitetin e partneritetit me mafian kalabreze Ndrangheta në trafikun e kokainës.
Kemi ndihmuar autoritetet shqiptare të rendit pas sulmit hacker që Policia shqiptare pësoi pak kohë më parë”, tha ai për Rtv Ora e Ora News.