Faik Basha: Siguria e shqiptarëve është në rrezik dhe dikush duhet të japi llogari !

0
169

Anëtari i Partisë së Lirisë Faik Basha ka reaguar përmes një statusi në facebook për vrasjet e djeshme në kryeqytet. Duke vënë në pikëpyetje masat që janë marrë nga institucionet përkatëse kundrejt një krimineli të tillë me një të shkuar të errët dhe duke theksuar se siguria e shtetasve shqiptarë eshtë cdo ditë në rrezik, Basha shkruan:

Krimi i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Kodër Kamëz, Astir dhe Bathore ku mbetën te vrara 3 gra dhe u plagosën 3 të tjers patën autor Ramazan Hutrën ( Dan Hutrën), i cili është një emër jo pak i njohur për drejtësine shqiptare. Siç mund të jeni informuar dhe nëpërmjet medias, ai ka qenë me herët i dënuar për përdhunim dhe mbajtje peng te kunatës në vitin 2005, në vitin 2007 vrau te fejuaren në menyrë makaber, dhe me një seri shkeljesh dhe tentativash për tu arratisur gjatë vuajtjes së dënimit me burg.

Pasi doli nga burgu duke kryer vetëm 16 vite dënim ai ushtrojë dhunë mbi te fejuarën përsëri.

Si ish drejtor i burgjeve në atë kohë, mund të them se gjatë kohës kur Hutra ka kryer dënimin, ai nuk është rehabilituar, pjesën më të madhe të dënimit e ka kaluar në ambjentet e veçimit dhe izolimit, madje, ështe trasferuar disa herë, pasi nuk përshtatej dhe kishte sjellje agresive.

Ky vrasës serial, para disa vitesh u lirua nga burgu pa kryer dënimin qe duhej të ishte i përjetshem, duke vazhduar të ushtrojë dhunë në familje të perseritur, vepër për të cilën u denua edhe një herë me burgim, Hutra u lirua sërish pa bërë ende 8 muaj burg.

Duke u bazuar në historikun e tij kriminal dhe padyshim të rrezikshëm për shoqërinë, unë dua të ngre disa pikepyetje:

  1. Çfarë informacioni kishte Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për këtë të burgosur?
  2. A e ndau informacionin lidhur me të, me strukturat përgjegjëse, komisarjatin që e mbulon dhe shërbimet e tjera inteligjente?
  3. Çfarë masash mori Drejtoria e Policisë dhe institucionet e inteligjencës për ta mbajtur në mbikqyrje këtë kontigjent kaq të rrezikshem?
  4. A ishte ky person vërtetë i përfshire në listën e të infiltruarve të policisë? Nëse po, për cfarë i shërbente policisë një person që krimet e tij ishin të gjitha brenda familjes?
  5. Pse policia vonoi në izolimin e tij që në minutat e para të fillimit te kalvarit të vrasjeve?

Siguria e shqiptarëve është në rrezik dhe dikush duhet të japi llogari.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here