Harxhi: Berisha u shpall non grata nga lobimi i Ramës, McGonigal dhe Bashës

0
113

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi deklaron se Sali Berisha u shpall non grata në SHBA nga lobimi i Edi Ramës, Charles McGonigal dhe Lulzim Bashës. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Harxhi deklaroi se ka informacione të besueshme për rolin e ish-agjentit të FBI në këtë çështje korruptive.

“Non grata nuk ka ndonjë vlerë të madhe, është dizenjuar për të mos hyrë në SHBA. Çështja e zotit Berisha nuk është më argument. është zhvlerësuar pasi ka dalë skandali McGonigal dhe nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur me zotin Berisha gjatë kësaj periudhe. Por nga ana tjetër kanë bërë mirë që e kanë zgjuar dhe zoti Berisha është në krye të punëve. Unë kam informacione që ajo që ç’ka dalë Berishën non grata në SHBA, është lobim i Edi Ramës, McGonigal dhe Lulzim Bashës. Mendoj se duhet të jetë i përfshirë edhe McGonigal në të gjithë këtë”, u shpreh Harxhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here