Vokshi: Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra! Po mundoheni të kontrolloni vendimet e gjykatës

0
112

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit foli për çështjen e logos së PD.

Larg duart nga PD-ja, tha Vokshi, teksa akuzoi qeverinë se po mundohet të kontrollojë vendimet e gjykatës.

“Po mundoheni të kontrolloni vendimet e Gjykatës për opozitën. Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra. Lakmia ka thënë ‘Le Mont’ ishte dhe fundi i McGonigal që do të jetë dhe i Ramës. Ai sot është në burg, edhe Ramën ky fund e pret. 

E nisim me ngritjen e sistemit të 20% që e ka çuar në 80-90%. Marrëdhënia e Ramës me McGonigal e Ramën është korruptive. Arritja kryesore e qeverisë për 9 vite është shpopullimi. 4000% është rritur numri I shqiptarëve që kanë emigruar me varka. Pse ikin? Se s’ka qeveri.

Ikin sepse zgjedhjet blihen, kërcënohen nga patronazhistët dhe tani për perfeksionuar nga Aktiv1sti. Ikin sepse nuk ka siguri në Shqipëri. Dje u vranë 3 gra dhe u plagosën tret të tjera. Masakra mund të ishte shmangur. Shteti ka rënë dhe siguria ndaj grave ka rënë. E ca bënte kryeministri dje? Nxirrte foto nga Italia, në vend që të jepte një mesazh ngushëllimi”, tha Vokshi.

DEKLARATA E PLOTE

Për një gjë bie dakort me kolegun Gogu: po, duhet transparence e llogaridhënie. Është kjo që po kërkojmë prej 4 javësh tashmë.

Neni 7 i Kushtetutës përcakton sistemin “check and balance”, dhe ka parashikuar mekanizma kontrolli dhe llogaridhënie në Kuvend, por këto mekanizma refuzohen në mënyrë të përsëritur 4 javë rresht, për të mbrojtur Edi Ramën, sigurisht nuk ka as transparencë as llogaridhënie. Por mos mendoni që mbaron sot, mbaron këtu me këtë sajesë që keni bërë, keni bashkuar tremekanizma që nuk duhet të zëvendësojnë njëri tjetrin! I keni bërë bashkë, në një rrëmujë totale ku nuk respektohet as procedura, as afatet e as koha.
Sot e pash shumë të shqetësuar znj. Zv.kryeministre të acaruar, paska humbur qetësinë, dicka që nuk e di a është Frojdjane apo jo (sic do ta quajë ajo), e mundon. Dua t’i them të qetësohet sepse e ka rrugën shumë të gjatë përpara me skandalin Rama-gate. Edi Rama nuk shpëton dot, ai do të detyrohet që të paraqitet në Komisionin Hetimor që do të ngrihet, sepse është mekanizëm I parashikuar në Kushtetutë, dhe Rregulloren e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese është shprehur, ndaj edhe provat që kërkoni, fotot, vidoet do të dorëzohen në Komisionin Hetimor. Ju siguroj zj. Zv.Kryeministre ky Komision do të bëjë transparencë dhe do të kërkojë edhe llogaridhënie.
Po mundoheni të ndikoni drejtësinë në të gjitha format e mënyrat. Ka vite që loboni tek ish drejtuesit më të lartë të FBI për ta shkatërruar, shbërë e për ta mbajtur peng opozitën.
Ashtu sikurse tani po mundoheni me Kokonën e njerëz të tjerë tëurdhëruar nga Rama, të kontrolloni edhe vendimet e gjykatavepër opozitën.
Një gjë ju them:

Larg duart nga Partia Demokratike!
Larg duart nga logo, sigla, flamuri.
Partia Demokratike është shtëpia jonë e do ta mbrojmë atëmë cdo kosto!!
Larg duart nga Partia Demokratike!
Lakmia, ishte edhe fundi i McGonigal – shkruan Le Monde.
Lakmia, deri në babëzi, do të jetë edhe fundi i Edi Ramës, mikutdhe ortakut të tij. McGonigal sot është në burg, dhe Edi Ramën I njëjti fat e pret.
Qeverisja e gjatë e Edi Ramës, fillimisht në Bashkinë Tiranë e tani në qeveri, është histori abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik, financiar personal.
Nisi me ngritjen në system të 20%-shave në bashki, e perfeksionoi më tej arriti në 90-100% në qeveri. Edi Rama, thonë, sot është një prej politikanëve më të pasur jo vetëm nëShqipëri, por edhe në Europë. E nuk e themi ne, por raportet e orgnizatave ndërkombëtare.
Edhe marrëdhënia e Ramës me McGonigal është një historikorruptimi, që qartëson për cdo shqiptar e ndërkombëtarmënyrën se si ka qeverisur Edi Rama tërë këto vite.
Pas 9 vitesh në pushtet, arritja e vetme e Edi Ramës ështëshpopullimi I shipërisë. Shifrat janë të frikshme:
Rreth 1 mln qytetarë, 75% nën 35 vjec, kanë lënë Shqipërinënga 2014 (Eurostat);
4000% është rritur numri i qytetarëve që largohen ngaShqipëria me varka, që kalojnë kanalin La mansh, duke sakrifikuar gjithashka e rrezikuar edhe jetën (Eurostat);
Pse ikin shqiptarët? Ikin sepse në Shqipëri nuk funksionondemokracia;
Ikin sepse zgjedhjet blihen nga Edi Rama, kërcënohen, shantazhohen devijohen nga Edi Rama nëpërmjet sistemit tëpatronazhistëve e tani të perfeksionuar të aktivistëve;
Ikin shiptarët sepse nuk funksionon ekonomia e tregut e ligjetbëhen për disa oligarkë me lidhje të ngushta direkte me Edi Ramën, madje duke ju dhënë statusin e investitorit strategjikedhe oligarkëve rusë, nën sanksione në SHBA dhe BE;
Ikin sepse nuk funksionon konkurrenca e lirë;
Shqiptarët ikin sepse nuk ka siguri jete: dje në mes të ditës u krye një msakër, u morën 3 jetë grash, 3 të plagosura, dyrëndë në spital. Një masakër, që mund të ishte shmangursepse ishte e paralajmëruar. Por kjo ndodh sepse këtu nukfunksionon asgjë, sepse Kryeministri dhe Qeveria e kanëmendjen për të vjedhur. Shteti ka rënë! Mekanizmi ireferimit për mbrojtjen e grave nuk funksionon. Drejtësia ka dështuar. Policia ka dështuar. E cfarë bënte Kryeministridje? Nxirrte festën e marrjes së një cmimi diku në Itali e nuku kujtua të conte një mesazh ngushëllimi për familarët e tëafërmit e viktimave. Edhe sa gra duhet të vriten që Ministri iBrendshëm të japë dorëheqjen?? Edhe sa gra duhet të vritenqë sistemi të funksionojë? Duhet reagim! Duhet reagim, përtë mbrojtur jetë, për të mbrojtur gratë.
Dëgjuat sot Edi Ramën t’ju thotë se është burrë i ndershëm. Erdhi këtu, nuk dha asnjë shpjegim, thjesht lexoi aktakuzën. Por ne te gjithë e dimë që ai nuk është as I ndershëm e as I sinqertë.
Ju jo vetëm e dini, por edhe e pohoni, disa prej jush me mburrje, se Edi Rama ishte aq i zoti sa të korruptonte shefin e zyrës sëkundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
Sot nuk ka shqiptar që nuk e di çfarë ka bërë ky Brut-i iShqipërisë. Me paratë e pista të korrupsionit, Edi Rama ka blerëdhe, më pas, ka përdorur kundër opozitës një nga njerëzit më tëfuqishëm të agjencisë më të fuqishme të botës. Një njollë na e vuri, por nuk e arriti dot qëllimin e tij final, të zhbënte opozitënduke e marrë vetë kontrollin përmes njerezve që i mbante dhe imban peng.
A janë këto akuza që ne i themi thjesht se jemi opozita? Edi Rama e di shumë mirë që jo! E ka përmendur 14 herë akt-akuzae drejtësisë amerikane. Mediat më të mëdha amerikane e ndërkombëtare kanë nxjerrë detaje, e do nxjerrin të tjera në ditëtnë vijim për korruptimin që i është bërë. I janë qepur, e nuk do t’i shqiten. Po përmend disa prej tyre:
“New York Times” (NYT):
Ka publikuar jo një herë, por disa herë, madje i ka kushtuar edheedicion special në weekend.
“Sipas prokurorëve në Uashington, teksa ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ndërmori hapa nga të cilat përfitonte politikani.”
“Vullneti i zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit nëShqipëri, vijon NYT, një vend që ka një prani diplomatikeamerikane, tregon se ai nuk po e mbante të fshehtë këtë lidhje …e mund të kishin shërbyer si mbulim për aktivitete tëdiskutueshme, tha një burim tjetër për NYT.”
Ky artikull i NYT është i shkruar nga dy gazetarë që janëvlerësuar me Pulitzer Prize dhe i treti me një eksperiencë të gjatënë gazetari.
“Business Insider”
“Në Shqipëri, McGonigal akuzohet se është përfshirë nëshkëmbimin e parave për favore, duke u mbështetur nëmarrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe kryeministrinshqiptar për të dhënë rezultatet që donin klientët e tij. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues nën tryezë, ndodhi kur ai ishteende në FBI”
New York Post
Rreth një duzinë politikanë të opozitës ose njerëz të biznesit qëmbështesin partinë opozitare u shtuan në “listën e zezë” tëMcGonigal. Këtu përfshihej edhe kreu aktual i PD-së Sali Berisha, i cili u godit me statusin person ‘non grata’.
“Washington post”:
Gazeta “Washington Post” jep detaje për degën shqiptare tëakuzave për korrupsion që përfshijnë ish-zyrtarin. Prestigjiozjaamerikane, në fillim të trajtimit për Shqipërinë në një nënkapitulltë dedikuar, shton se sipas aktakuzës “McGonigal ishte ipërfshirë deri në grykë në marrëdhënieve sekrete me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe një ish-operativ ishërbimeve sekrete shqiptare.
Sipas ekspertit të rajonit Jasmin Mujanoviç: “akuza se McGonigal po merrte para nga një aleat i Ramës, ndërsatakohej me kryeministrin dhe potencialisht po vepronte për tëndihmuar në avancimin e interesave të biznesit të njerëzve që e paguanin, mund të pengojë seriozisht përpjekjet e reformës sëudhëhequr nga SHBA-ja në Shqipëri”.
E kështu vijojnë, në shkrime të gjata e me detaje, mediat mëprestixhoze, CNN, Fox News, Daily Mail, MCNBC, si dheNewslettër e mbrojtjes së SHBA etj. Pra sado që të përpiqeni, e të shmangni mekanizma kushtetues, e të parashikuar nëRregulloren e Kuvendit nuk do ja mbyllni dot gojën mediave qëEdi Rama i quan kazan.
Nesër ftoj cdo qytetar shqiptar që të protestojë ne orën 12.00 kundër kësaj bande hajdute. Për të mbrojtur pluralizmin, për të mbrojtur demokracinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here