Berisha: Yuri Kim përdori gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA mbajtur Lulzim Bashën, njeriun e paguar nga rusët  

0
124

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha akuzoi ambasadoren Yuri Kim se përdori gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA mbajtur Lulzim Bashën, njeriun e paguar nga rusët.

 

“E theksoj këtu në këto momente, që demokratët jo që nuk duhet të kenë as më të voglin trishtim nga kjo, por duhet të ndihen krenarë për qëndresën e tyre epike ndaj mafias më të rrezikshme të planetit, përpjekjeve kriminale supermafioze të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës.

Por duhet të pranomë se këto përpjekje nuk ishte vetëm McGonigal, por po kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte edhe McGonigali me fustan ose zonja Yuri Kim, e cila ka heshtur nga 25 Janari deri më sot, për gjëmën që Gonigal u përpoq ti bënte, i kontraktuar nga Edi Rama, opozitës.

Nuk e thotë, se e vërteta është se ajo në detyrë përdori të gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA-së për të mbajtur në krye të kësaj partie, Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse.

Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje. Ka një enigmë të jashtëzakoshme, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të bëjë gjithçka, të vendosë në krye të opozitës si kryeministër alternativ, njeriun e financuar nga rusët.

I bëj thirrje inspektorit të Përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA-së dhe FBI-së, të hetojë këtë veprimtari, e cila siç ja kanë thënë në sy, jo një por disa diplomatë perëndimor, kishte qëllim të vetëm të forconte pushtetin e Edi Ramës, të forconte pushtetin e Edi Ramës, duke shkatërruar opozitën.

Pse u ndala në këtë moment? U ndala për të ju thënë demokratëve, se më të fortë se ju nuk ka opozitë në Europë. Sepse u ngritët mbi të gjitha këto, u ngritët të frymëzuar nga idealet tuaja, duke pasur si udhërrëfyes të vërtetën, dhe duke mbetur gjithnjë opozita më pro perëndimore e Rajonit, duke mbetur gjithnjë admirues të SHBA-së, vendit të lirisë.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here