Reagon Ylli Manjani: Alibeaj nuk regjistrohet dot në zgjedhje, s’është kryetar partie, ligji nuk njeh “kryetar të deleguar”

0
231

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me vendimin nga Gjakata e Apelit në Tiranë, e cila riktheu në Shkallën e Parë çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike dhe pasojat e këtij vendimi.

Përmes një analize në rrjetet sociale, Manjani ndërsa referon Kodi Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, shprehet se Enkelejd Alibeaj, sipas ligjit nuk regjistrohet dot në zgjedhje.

Pasi sipas Manjanit, Alibeaj nuk është kryetar i anjë partie, as strukturalisht, as demokratikisht dhe as formalisht.

“Sipas këtij neni të Kodit Zgjedhor as Alibeu nuk rregjistrohet dot në zgjedhje.

I lemë të tjerat por sipas pikave b dhe e (që pika t’u bjerë) të paragrafit 2, ai NUK ËSHTË KRYETAR i anjë partie! As strukturalisht, as demokratikisht e as formalisht, meqë po luhet me formën.

Ligji nuk thotë “person i deleguar”, por shkruan tullë “….kryetari është përfaqësues i partisë”.

Madje duhet që ky kryetari, sipas pikë e, të mbajë përgjegjësi për financimet e huaja dhe kriminale…

Ky është ligji i shtetit!

Nuk di se çdo shpikin më tej vemjet që hanë mbetjet e gansterit…

Ah po, kanë dhe mbrojtjen e Sudes Amerikane…”, shprehet në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here