Kreu i PD Berisha duke folur sot me kandidatët për bashkitë tha se ata u janë kandidatët e lirisë, të zgjedhur me votën e lirë.
“Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.
Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë.
Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë.”