Berisha: Rama ka ngritur sipërmarrje në Singapor, prandaj dha dorëheqjen “parukja” Endri Fuga

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur sot kandidatët e tij për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj të dalë nga primaret.

Berisha tha se Endri Fuga ka deleguar kompetenca e tij si drejtori Agjencisë për Media dhe Informim për shkak se ka një sipërmarrje në Singapor.

Berisha: Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste ‘parukja’, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju? Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurtë! Pra, afera e Durrësit shumë miliardëshe. 420 milionë janë djegësat. Të gjitha këto e bëjnë Edi Ramën të ketë frikë çdo sekondë, çdo minutë, ai e përfytyron veten aty ku e ka vendin. Por nuk janë vetëm këto.

Berisha: Rama ka ngritur sipërmarrje në Singapor, prandaj dha dorëheqjen “parukja” Endri Fuga

Berisha: Me aktin e gjykatës Rama shprehu

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko