“Epopeja e UÇK-së”, 820 ushtarë realizojnë portretin e Komandantit Legjendar Adem Jasharit

0
153

820 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në videon e publikuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës shihet se si ushtarët realizojnë në poligon portretin e Komandantit. Portreti është bërë në poligonin e kazermës, ideuar nga piktori Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raçi.

Kujtojmë që më 4 dhe 5 mars të vitit 1998, regjimi serb i Sllobodan Millosheviç-it ndërmari një sulm të gjerë në Prekaz të Drenicës, për të shfarosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht drejtuesin e saj, komandantin Adem Jashari. Kjo betejë u kthye në gurin që themeloi lirinë e shtetit të Kosovës.

 

 

Adem Kashari
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here