Këlliçi: Nëse këta janë të fortë, pse përdorin para dhe kapin gjykatën?!

0
172

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale,  Këlliçi ngre disa pyetje për qeverinë, ndërsa thekson se “kanë krijuar një mit të rremë se këta janë të fortë”.

“Ore nëse këta janë të fortë, për çfarë i përdorin paratë? Për çfarë e kapin gjykatën? Për çfarë po ia japin vulën dikujt që nuk përfaqëson tashmë shumicën në PD?”, shprehet Këllici.

Ragimi i Belind Këlliçit

Ai ka bërë një reagim, ku e gozhdon qeverinë me pyetjet se nëse këta janë të fortit, cilat janë arsyet që kapin gjykatën dhe po i japin vulën dikujt që nuk është minorancë në PD.

“Duhet të kuptojmë vetëm kaq, sepse në 2 muaj që jam në tur, në ecje, në dëgjesë, në çdo cep e rrugicë të Tiranës, shoh një nevojë akute për ndryshim, një përkrahje të jashtëzakonshme të qytetarëve, por një frikë nga një mit i rremë që këto kanë krijuar që janë të fortë.

Ore nëse këta janë të fortë, për çfarë i përdorin paratë? Për çfarë e kapin gjykatën? Për çfarë po ia japin vulën dikujt që nuk përfaqëson tashmë shumicën në PD?

Aspak, as minorancën jo dhe për çfarë i bëjnë gjithë këto marifete nëse këta janë të fortë? ”, është shprehur Këlliçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here