Bylykbashi: Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me leje të pushtetit apo gjykatave të tij

0
94

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaron se Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me leje të pushtetit apo gjykatave të tij.

“Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha i kërkoi sot zyrtarisht KQZ-së regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit 2023. Me mandatin e dhënë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, Kuvend që gjykata e kapur nga Rama nuk guxoi ta shfuqizojë por vetëm vonoi konfirmimin formal, Këshilli Kombëtar miratoi me unanimitet hyrjen e PD në zgjedhje.

Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me leje të pushtetit apo gjykatave të tij”,shprehet Bylykbashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here