Revolucioni nuk mbaron në asnjë çast! Berisha: Mirënjohje anëtarëve, simpatizantë të PD, për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar betejën tonë.

0
116

DEKLARATË PËR MEDIAT E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Dy ditët e fundit ishin ditë debatesh dhe takimesh intensive, të cilat përfshijnë të gjitha forumet e PD, përveç Kuvendit Kombëtar të saj. Në vlerësimin tim PD nëpërmjet forumeve të saj u dha përgjigjen më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës të asistuar në kundërshti flagrante me çdo normë kombëtare dhe ndërkombëtare nga guvernatorja Yuri Kim për qëllime personale që synonin largimin e PD nga zgjedhjet me moton e përbashkët: Edi Rama, McGonigal, McGonigal me fustan për shkatërrimin e kësaj partie.

Gjykoj dhe vlerësoj se përballë këtyre akteve primitive, hakmarrëse, anti-demokratike, forumet e partisë reaguan në mënyrën më të vendosur, në mënyrën më demokratike dhe më kushtetuese.

Në këtë kontekst mund t’ju them se në radhët e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në qendër dhe në bazë, shtabeve elektorale të kandidatëve tanë ka një gjallërim të paparë. Mbështetja për PD pas këtyre akteve të turpshme e primtive të cila kanë synim çelnikosjen, konsolidimin e monizmit të kufomës politike të pakallur që quhet, Edi Rama, dështoi tërësisht.

Përkundrazi, nxitën një energjizim të madh, një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD-në në parti të vërtetë opozitare, të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm. Të atyre që besojnë në miqësinë, bashkëpunimin me vendet partnere, vendet e lira dhe jo me mafien e tyre.

Jam këtu për t’u përcjellë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve, të gjithë simpatizantëve të PD, t’ju shpreh mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar forcat në fushatë elektorale dhe për të vazhduar betejën tonë në protesta, mosbindje civile.

Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast.

Pyetje: Grupimi i Alibeajt ka depozituar sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar PD, ndërkohë që në dokumentacion është firma e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj. Si e komentoni këtë kërkesë të z.Alibeaj?

Berisha: Komenti im është ky. Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe Alibasha, kaq.

PD është një dhe vetëm një. Është ajo e anëtarësisë që ka mbështetjen masive nga qytetarët shqiptarë. Është ajo e cila ka vendimin e gjykatës të faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do të vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për energji frymëzimin lirinë. Është e aftë të regjistrojë çdo mafie, dhe e faktoi këtë. Kjo bën krenar çdo shqiptar, çdo njeri të lirë.

– Mund të na thoni se cili është koalicioni dhe cilat janë partitë përbërëse në këtë koalicion?

Berisha: Sapo të pagëzohet koalicioni dhe forcat politike të parët që do ta marrin vesh do të jenë gazetarët. Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here