Berisha: Arsimi ka qenë një ndër viktimat kryesore të këtij regjimi, 9 vitë më parë mësuesit kishin pagat më të larta në rajon

0
166

Gjatë takimit me mësuesit dhe pedagogët ditën e sotme, lideri i PD, Sali Berisha shtoi duke thënë se:

Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në ccdo vend të rajonit.
9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeccar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit. U shtri interneti në ccdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies. Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas. Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë.
Universitetet u shndërruan në universitete të dyerve të hapura për fëmijët e shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here