KURBIN:
Të shtëna me armë në Laç, një person i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike, ku ka pasur një konflikt të armatosur mes dy personave.
Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.S. ka plagosur me çifte shtetasin B. P., i cili është dërguar në spitalin e Kurbinit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.