Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së, kemi vetëm këtë kusht për bashkëpunim

0
122

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do të regjistrohen si koalicion në zgjedhjet e 14  Majit, ashtu si ndodhi në 6 Mars të vitit të kaluar.

Meta u shpreh se Berisha është vetë vula e PD, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 6 Marsit nuk ka qenë në koalicion por në postin e presidentit.

“Berisha është vetë vula e gjallë e Partisë Demokratike në kuptimin e frymëzimit dhe guximit të kësaj partie. Unë në 6 mars nuk kam qenë në koalicion me zotin Berisha. Nuk kam qenë as kryetar partie dhe as jam përfshirë në fushatë. Jam krenar për dekretin e 6 Marsit sepse ishte dekret që edhe mund të mos e firmosja për sa kohë kushtetuesja nuk mori vendim për zgjedhjet vendore. I dhashë mundësi të gjithë botës për të kuptuar se kush është opozita e vërtetë.

 Opozita që besojnë dhe duan shqiptarët që janë të lodhur dhe tradhtuar nga një opozitë false që dogji mandatet dhe i fali pushtetin vendor Edi Ramës, i fali reformën në drejtësi dhe toleroi edhe prishjen e marrëveshjes së qershorit në interes të Edi Ramës. Jam online me Berishën tërë kohës dhe me gjithë opozitarët e vërtetë, përfshirë edhe shumë socialistë të ndershëm që ndihen të nëpërkëmbur nga rilindja”, deklaroi Meta.

Ai foli edhe për ftesën që Alibeaj i bëri kandidatëve të primareve të regjistrohen në zgjedhjet e 14 Majit, në logon e Partisë Demokratike. “Ne kemi vetëm një kusht, për të luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësi i këtij vendi Edi Rama dhe të gjithë marionetat e tij. E di që mësuesit dhe pedagogët kundër dëshirës së tyre detyrohen të bëjnë ndonjëherë edhe detyrën e patronazhistit edhe ndaj studentëve por edhe ndaj prindërve të tyre. Një pjesë e tyre nuk duan ta bëjnë por gjenden në shantazh të jashtëzakonshëm nga drejtoret dhe drejtuesit e rilindjes që kriter kanë besnikërinë ndaj rilindjes së Edi Ramës.

Mesazhi i rilindësve të vërtetë, atyre që dhanë gjakun për gjuhën shqipe ishte që edhe kur të na vrasin pushtuesit gjakun tonë mblidheni dhe ta përdorin fëmijët për të shkuar gjuhën shqipe. Figura e arsimtarit duhet të jetë e shenjtë që duhet të ketë të gjithë vlerësimin moral dhe shoqëror. Politika të mos ndikojë në statusin e tyre moral dhe shoqëror duke i detyruar të bëjnë sjellë që janë në kundërshtim me kushtet dhe standardet e tyre. Pagat e tyre do të jenë ndër më të lartat në rajonin tonë”, u shpreh Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here