Ambasadorja amerikane Yuri Kim nisi pak minuta më parë një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Prej paradites së sotme ambasadorja e SHBA ka nisur një tur takimesh, fillimisht me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri e më pas me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Gjatë këtyre takimeve temë kryesore e bisedave kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit.