Rritja e çmimeve, Milo i PL: Qeveria vazhdon propagandën ndërkohë pensionistët dhe familjet me ndihmë po varfërohen skajshëm

0
150

Rritja e lartë e cmimeve ka vazhduar dhe në muajin Shkurt 2023. Niveli total i rritjes së çmimeve ka arritur në 13.9% në muajin Shkurt nga 12.6% që ishte në muajin Janar 2023. Rritja e çmimeve të grup artikujve ushqimore si dhe të pijeve si uji, kafe, çaj dhe pije jo alkolike ka arritur në muajin Shkurt në 28.7%.

 

Nje rritje rekord kanë shënuar brënda këtij grupi çmimemet e artikujve ushqimorë. Këto janë me 30.4% më shumë në muajin Shkurt. Çmimi i bukes është rritur në 23.8%, i mishit në 19.3%, i peshkut në 18.2%, i qumështit, djathit dhe i vezëve në 33.9%, i vajit në 30.8%, i sheqerit në 21.3%, i perimeve në 55.0% dhe i frutave në 23.1%.

 

Qeveria vazhdon propagandën ndërkohë që për shkak të rritjes së pandalshme të çmimeve po varfërohen tejskajshëm kategoritë më të prekura të shoqërisë si pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe sociale, si dhe familjet e punonjësve me paga minimale dhe të ulta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here