Në takimin e mbajtur sot me ambasadoren Yuri Kim, ndër të tjera, kreu i PL Ilir Meta përshëndeti angazhimin e ndërmarrë së fundmi nga DEA në Shqipëri.
“Zoti Meta përshëndeti në mënyrë të veçantë angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur.”