Ilir Meta: Jemi në koordinim perfekt me PD dhe kandidatët e primareve

0
195

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në media se PL është në koordinim perfekt me PD-në dhe kandidatët e datë nga procesi i primareve.

“Ne jemi në komunikim në të gjitha format virtuale, reale me Partinë Demokratike dhe kandidatët e përbashkët kudo. Unë përditë jam në komunikim me kandidatët tanë të përbashkët. Është një koordinim në çdo sekondë. Jo vetëm emrat e tyre në kryeqendrat e Shqipërisë. Por jam habitur me emra që nuk i kam njohur përpara në Lezhë, Maliq, apo Berat. Takoj kandidatë superiorë që gëzojnë mbështetje nga qytetarët”, deklaroi Meta.

Ai u shpreh se kandidatët e opozitës janë zgjedhur në mënyrën më demokratike. Ndalur te Elbasani Meta theksoi se është i keqardhur për gjendjen ku ndodhet ai në drejtimin e socialistëve.

“Është një optimizëm që lexohet më mirë se kudo tjetër në aktet e rilindjes. Provokimet që bën për opozitën dhe këtë gjë mund ta shohim në të gjithë përpjekjet e tyre për të bazuar suksesin te dekurajomi apo duke përhapur pasigurira. Ata nuk i beson më askush për asgjë të mirë që kanë bërë.

Kandidatët tanë janë zgjedhur në mënyrën më demokratike. Jemi të bindur që ky koalicion që ne kemi me të cilin do bashkohen edhe socialistët e ndershëm, si caktohen kandidatët. Kërcet grushti në kryesi, jo do ikësh ti, jo unë. Ky pushtetin ia jep të fortëve. Si mundet Elbasani të jetë i parafundit në Shqipëri për sa i takon zhvillimit dhe i dyti në krye për nivelin e varfërisë. Elbasani është në mes të Shqipërisë. Kaq afër Tiranës. Me burime të shkëlqyera për zhvilluar shërbime. Elbasani i rilindësve dhe në fushën e  arsimit. Nuk mund të ketë progres në Elbasan sepse ligjin atje e bëjnë bandat në shërbim të Rilindjes. Me Luçiano Boçin që ka marrë 12 mijë vota në zgjedhjet më të vështira apo edhe figura të tjera si profesorja e nderuar dhe shumë të tjerë do bëjmë që qendra e gravitetit për zhvillimin e Elbasanit të jenë mendja e tij”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here