Ka ikur koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën/ Meta: Drejt 14 majit, të gjithë PL, PD, derisa të numërohet edhe vota e fundit !

0
133

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur tek fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një intervistë për “Panorama TV”, Meta tha se ka ikur koha kur Rama bënte zgjedhje pa një opozitë dhe që “trukonte ndeshjet” si më 25 prill 2021.

Sipas ish-Presidentit, kryeministri Rama e ka marrëdhënien me shqiptarët pasi janë ata që japin verdiktin nëse ai do të vazhdojë në krye të qeverisë.

Meta: Ka ikur koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën. Iku koha kur Rama trukonte ndeshjen siç bëri më 25 prill. Drejt 14 majit, të gjithë Partia e Lirisë, PD, derisa të numërohet edhe vota e fundit fare.

Është e parëndësishme. Për mua ka vetëm një rëndësi, të rikthejmë shpresën e të rinjve në Shqipëri, të mos largohen me gomone siç po ikin tani. Një vend që duhet të ishte bërë anëtar i BE-së me kohë. Ne s’kemi filluar akoma.

Shqipëria nuk bënte afera si porti i Durrësit. Është e qartë se të rinjtë janë e ardhmja e vendit. Të mos ikin ata që kanë mbetur. Një pjesë e të rinjve janë bërë pjesë e aktiviteteve të paligjshme. Ky i thotë me cinizëm që ato 10-15 mijë paund të vijnë t’i investojnë këtu. Por ata nuk i kanë aq para por i marrin borxh.

Pyetje: Takimi me Yuri Kim në selinë e PL-së. Ndërkohë, Kim takoi Gjiknurin dhe jo Ramën. Çfarë komenti keni për këtë zhvillim?

Meta: Këto nuk janë pyetje për mua. Ambasadorja e SHBA-së, përfaqësues të ambasadave do jenë gjithmonë të mirëpritur në selinë e PL-së. Se kë takon ambasadorja, është puna e saj. Takimi ynë ka qenë konstruktiv. Si me ambasadoren, si me ato të vendeve të BE-së.

Pyetje: A e gëzon kryeministri i vendit, respektin e ndërkombëtarëve?

Meta: Kjo është një çështje që i takon shqiptarëve. Nëse e duan Edi Ramën ndërkombëtarëve, kanë të drejtën e tyre. Ndërsa këtu vendosin shqiptarëve. Nuk ka asnjë manovër që e shpëton Ramën nga verdikti i shqiptarëve. Problemi është dobësia e opozitarëve që kanë dalë dhe që dalin në shitje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here