Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG me tre viktima, grupi hetimor: Mjeti me mbi 200 km në orë

0
135

Tre viktima është bilanci i aksidentit të tragjik, që ndodhi pasditen e së enjtes pranë rrethrrotullimit të TEG. Viktima janë drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj dhe dy vajzat që po udhëtonin me të, Erisilda Abedini dhe Sikela Përroi. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se i riu ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km në orë. Më herët ai ishte ndëshkuar disa herë nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në rrjetet sociale publikonte video duke udhëtuar deri në 270 km në orë.

Ka qenë pikërisht ky aksi ku ditën e djeshme 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka udhëtuar me automjetin e tij Audi ku shkaktoi aksidentin tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se automjeti ka qenë duke udhëtuar me të paktën 200 km në orë.

Në video shihet moment kur automjeti Audi i drejtuar nga 20-vjeçari Ruçaj ka goditur barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit, duke përfunduar në korsinë tjetër të rrugës e në nënkalim.

Nga pamjet vërehet se nuk ka tentativë për frenimin e mjetit, ndërsa kjo është vërtetuar edhe në rrugë, pasi nuk ka shenja të gomave në asafalt.

Kur fluturoi disa metra, mjeti fillimisht u përplas me murin dhe më pas ra mbi automjetin Hundai.

Nga aksidenti fatal humbi jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23-vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit Klevis Ruçaj vdiq disa orë më vonë në spital.

Qemal Kurti, 60 vjeç, që  drejtonte mjetin Hundai dhe po udhëtonte nga Tirana drejt Elbasanit së bashku me 2 persona të tjerë, Alda Kurti dhe O. Kurti ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

20-vjeçari Ruçaj me banim në Fier nuk ishte një emër i panjohur për efektivët e Policisë Rrugore.

Burime nga grupi hetimor thanë për SYRI TV se i riu ishte pajisur me leje drejtimi që prej vitit 2021 dhe njihej si person problematik, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Të paktën brenda një viti ishte ndëshkuar mbi 5 herë nga efektivët e qarkullimit rrugor.

I GJOBITUR .

Në datën 6.9.2022 për parakalim të gabuar.

Në datën 7.9.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor.

Në datën 15.11.2022, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara (garë shpejtësie).

Në datën 9.12.2022, për përdorim celulari.

Në datën 27.1.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i papajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.

I apasionuar pas mejteve luksoze, motorrëve dhe shpejtësisë, i riu nuk ngurronte as të reklamonte në rrjetet sociale momente kur udhëtonte edhe me mbi 270 km në orë.

Ndërsa hetimet vijojnë, grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Duke llogaritur edhe forcën shtytëse të automjetit ka dyshime të forta se mjeti ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km në orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here