Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh i prerë në bashkëbisedimin me gazetarët se nuk do të ketë asnjë negociatë mes tij dhe Enkelejd Alibeajt për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit me vulën dhe log të Partisë Demokratike.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.
Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, deklaroi Berisha.