Ministria e Mbrojtjes ka pasur 1370 prona në inventarin e saj, por 85% i ka dorëzuar me argumentin se nuk mund t’i menaxhojë.
Pra, 1200 prona që kanë shërbyer për armatën e forcave të armatosura mund të merren nga individë apo kompani private. Kërkesa për privatizim nis në vitin 2010, me 670 repartet e parë, ndërsa me ndryshimet ligjore të vitit 2016 dhe 2017 është parë edhe rezultati i privatizimit.Pjesa më e madhe e hektarëve është transferuar nga 5 bazat detare, Pashaliman, Kepi i Palit, Shëngjini, Saranda e Porto Palermo. Nga forca detare, për 6 vjet është janë shkëputur 133 hektarë, nga 204 që kishte ushtria aty.
Interesi për të investuar në to me hotele e resorte me përjashtimet fiskale, që ka shpallur qeveria ka qenë i madh pranë vijës bregdetare.
Por nga inventari i pronave të ushtrisë janë dorëzuar edhe repartet larg plazheve për shumën simbolike 1 euro, që janë transformuar në biznese.
Ajo çka reflektohet si ilegjitime në këtë histori, janë kontratat dhe njerëzit që i kanë firmosur ato. Për këtë, në SPAK ka pasur denoncim nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.
Ndërkohë, tkurrja e pronave të ushtrisë shihet me dyshime edhe nga opinioni publik, në aspektin e fuqisë ushtarake dhe mbrojtjes ndaj pushtimit të mundshëm të vendit.