Durrës, arrestohet sekseri që kërkonte 6 mijë euro për të legalizuar banesat në Kadastër

0
143

Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar me emrin Lulzim Çyrbja, banues në Durrës, i cili u kap në rrjetën e një emisioni invetigativ në rolin e sekserit që legalizonte banesa në Kadastër kundrejt ryshfetit, 4000-600 euro.

Policia tha se “,brëmjen e së enjtes, ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke folur në emër të drejtuesve të Kadastrës së Durrësit, në rolin e sekserit, për të legalizuar banesat, kundrejt shumës 4000 deri në 6000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here