Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë/ SPAK sekuestron bazën detare të Sarandës

0
156

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. ‘Reporttv’ raporton se vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj. Një thirrje nga Prokuroria, e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit.
Pas daljes nga prokuroria Kollçaku nuk ka pranuar të flasë para medias duke e lidhur heshtjen me sekretin hetimor, ndërsa Meçollari ka shpjeguar se këtë herë pyetja e tyre, ka lidhje me bazën detare të Sarandës, e cila iu dha e gjitha privatëve sipas tij duke mos i mbetur asnjë centimetër ushtrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here