“Po u jepet logoja dhe vula pengjeve të Ramës”, Berisha për 14 majin: Do marrim pjesë në zgjedhje dhe do i japim goditje regjimit anti-kushtetues !

0
144

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë përvjetorit të 60-të të ditëlindjes së Azem Hajdarit se vula dhe logoja e Partisë Demokratike “po u jepet pengjeve” të Ramës.

Ai shtoi se sa i përket zgjedhjeve të 14 majit ata do të marrin pjesë në to dhe përmes tyre do “ti japin një goditje regjimit” mafioz e anti-kushtetues që nuk meriton të qeverisë as një ditë më shumë.

“Bëjnë gjithçka që të mos hyjmë në zgjedhje duke i dhënë vulën dhe logon pengjeve që kanë marrë. Ne do mbetemi parti me vlera evropiane dhe aleatët tanë do mbeten SHBA-të. Njerëz si Edi Rama përdorin si mburojë faktin që SHBA nuk korruptohet, por ai dhe McGonigal janë tradhtarë të kombeve përkatëse dhe së bashku do marrin fundin që meritojnë. Ne mbetemi të angazhuar që në këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme regjimit të Edi Ramës. Ne do marrim pjesë në zgjedhje!

Kudo që shkoj gjej një klime entuziazmi si kurrë më parë. Ekziston e drejta për shqiptarët, edhe për ata që kanë pasur vërejtje. Rama bashkë me të korruptuarit e tjerë po bën gjithçka për të krijuar një pseudo opozitë. Ata janë armiq dhe nuk kanë asnjë lidhje me lirinë.
Azemi sot është më i gjallë se kurrë, njëlloj si ngrihej mbi supet e studentëve në dhjetor dhe ne sot të frymëzuar nga ai do vijojmë betejën tonë në të gjitha fushat në një revolucion të pandalshëm deri në përmbysjen e këtij regjimi mafioz që nuk meriton të qeverisë Shqipërinë asnjë ditë”, deklaroi Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here