Regjistrimi i PD në zgjedhjet e 14 Majit, Celibashi: Basha ka kohë deri në mesnatë

0
185

Lulzim Basha ka afat deri mesnatën mes të shtunës dhe së dielës për të paraqitur dokumentacionin e plotësuar për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit. Kështu deklaroi kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili rikonfirmoi sërish se në bindjen e tij dokumentacioni i paraqitur është i paplotë.Ndërsa 2 ditë më parë deklaronte se në perceptimin e tij Sali Berisha është Kryetar i PD, pavarësisht se ligji njeh Lulzim Bashën, sot Celibashi tha se shkresat do të vazhdojë t’i çojë në selinë e Partise Demokratike, që siç tha ai, po ashtu është legjitime.

Lidhur me regjistrimin një ditë më parë të anëtarëve të KZAZ-ve nga Partia Demokratike, Celibashi tha se vendimi u mor për të mos bllokuar procesin dhe nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.

Megjithatë, Celibashi e la të paqartë se si do të jetë fati i këtyre anëtarëve nëse Partia Demokratike nuk arrin të regjistrohet në zgjedhje.

Celibashi tha se vendimi për regjistrimin ose jo të Lulzim Bashës në zgjedhje do të merret në njërën nga dy ditët në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here