Halli i Berishës dhe pagjumësia e kundërshtarëve të tij?!   

0
528

Nga Enver Bytyçi

 

Del në ekran të televizionit ose shkruan në tastieren e kompjuterit e thotë se “Berisha lufton për hallin e tij personal”! Po! Sali Berisha e ka nje hall, sa personal edhe shoqëror! Qe nga ajo date qe ai eshte shpallur non-grata ne SHBA nga ana e Departamentit te Shtetit ai ben betejen e tij per intregitet dhe dinjitet njerezor! Që do të thotë se në këtë rast u bë modeli i mbrojtjes së këtij dinjiteti edhe për të tjerët! Natyrisht jo për ata që dinjitetin e konsiderojnë anti-vlerë!

 

Kush thotë se kjo betejë nuk është shqetësimi i Sali Berishes, ai gabon. Madje ai e ka pranuar vetë se ky eshte halli i tij personal. Ndërsa ne duhet të dimë se liderët i zgjedhim vetë. Çdo presion dhe ndërhyrje nga brenda ose nga jashtë vendit për të imponuar liderët politikë është akt anti-demokratik. Ish sekretari i Jashtëm Amerikan, James Baker, në qershorin e vitit 1991, në prani të mbi 100 mijë shqiptarëve, deklaronte se “Prej sot ju jeni të lirë t’i zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj”! Rezistenca e Sali Berishës në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor është shembull e model i luftës për lirinë!

 

Por kundërshtarët e thjeshtëzojnë këtë kur thonë se “Berisha lufton për hallin e tij personal! Në fakt Doktori ka hall, por halli I tij nuk i ngjan hallit të atyre që nuk kanë dinjitet dhe e sulmojnë atë. Janë këta kundërshtarë të Berishës ata që kanë një hall puro personal, ndaj dhe jetojnë ne pagjumësi. Nuk fllejne dot, pasiqe ne shtratin e fjetjes shohin ëndërra ankthi me skena tragjike të kryqezuara e të shkaktuara nga një mijë e një halle korrupsioni që ata kanë. Jane zhytur deri në gryke në krime dhe akte korruptive!

 

Halli i Doktorit është dhe nuk është halli i shqiptareve. Eshtë një shqetësim, nga i cili ai motivohet më shumë për t’u sherbyer qytetarëve shqiptarë. Halli i Doktorit nuk është i fshehtë diku në skutat e shpirtit të tij. Eshtë një hall, të cilin ai e ka ndarë me publikun dhe qytetarët shqiptarë. Madje edhe në rastin e penalizimit nga ana e sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe. Ndersa halli i kundershtareve te tij është i fshehtë dhe rëndon jetën e qytetarëve shqiptarë. Sepse nuk është Berisha ai që i detyron shqiptarët të emigrojnë! Ata i detyron i korruptuari Edi Rama! Nuk shkakton Sali Berisha as sot, as në të ardhmen varfëri, skamje, pabarazi, kriminalitet, veprime mafioze, lakmi, rrënim e dëshpërim non-grata e Sali Berishës.

 

Të gjitha këto janë produkt i atyre që sulmojnë kreun e Partise Demokratike, rilindasve të kryeministrit dhe pengjeve të tij. Shqiptarët e dinë se asgjë e keqe apo e mirë u vjen atyre, nëse Berisha është apo nuk është non-grata. Ata e kanë nuhatur me intuitën e tyre se non-grata e tij ishte një akt izolimi për të, me qëllim që të mos angazhohej as formalisht në politikë. Ndërkohë shqiptarët duan nje lider, i cili merr përgjegjësi për ta e për fatet e Shqipërisë. Dhe derisa të dale dikush nga radhët e rinisë ta marrë këtë rol, deri atëherë ky lider mbetet Sali Berisha, me difektet dhe virtytet e tij, ashtu sic ai i ka! Së paku, në krahasim me kundërshtarët e tij që e mallkojnë, ai është njëmijë hapa para tyre.

Tashmë qentë që lehin kundër Sali Berishës janë më qindar. Atij i duheshin, sipas rregullit, nja 40 të tillë që të quhej ujk i vërtetë. Sa më shumë shtohen kundërshtarët e tij, aq më i madh bëhet ai dhe aq më shumë mbështetje do të ketë te shqiptarët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here