Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë deklaratën e bërë në tryzën për arsimin. Meta shkruan se të rinjtë, gratë dhe intelektualët do të jenë zërat më të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin.
Ai thekson se lista e kandidatëve për këshill bashkiak të PL, tregon dallimin që ekziston kur pushtetin ia lë në dorë bandave dhe kur ia lë në dorë intelektualëve.
“Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin.
Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç’dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve”, shprehet Meta.