Nuk ndalen për logon pa votues e pa kandidatë/ Alibeaj dergon në KAS ankimimin kundër Celibashit

0
150

Partia Demokratike e përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ka depozituar në KAS ankimin për vendimin sipas tyre të paligjshëm të Komisionerit Ilirjan Celibashi, i cili ka deklaruar se do të respektojë 48 orët për plotësimin e dokumentacioneve, ndër të tjerat edhe provën e dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Sipas PD-së, “rrëmuja e krijuar me dashje nga Komisioneri, bën që KQZ të shërbej më shumë si zyrë propagande, sesa si zyrë e administrimit të zgjedhjeve. Nuk ka cenim më të rëndë për zgjedhjet sesa shndërrimi i KQZ-së në zyrë propagande dhe perceptimesh politike”.

Në ankim lexohet se “Komisioneri vendosi publikisht afat 48 orë, por në skadim të këtij afati doli po publikisht dhe pohoi që afati skadon në 12 të natës (60 orë). Në fakt, afati ka skaduar në orën 10 të mëngjesit, orë në të cilën Ilirjan Celibashi kishte detyrimin për të marrë vendimin përfundimtar. U fsheh, në pritje që vendimet e tij t’i marrin të tjerët”.

Më parë,  avokati i PD Indrit Sefa u shpreh se vendimi nuk ka pse të vonohet pasi “PD nuk do të dorëzojë asnjë dokument në KQZ”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here