Skandali! 1.2 mln € për hotelin E një mjeku turk/ Vasili: Mjeku shqiptar diskriminohet, turku sa qimet e kokës

0
142

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tender të qeverisë sa i takon akomodimit të mjekëve turk që janë pjesë e spitalit Mermorial në Fier.

Në këtë tender flitet për një shifër rreth 1.2 milionë euro që përdoret për akomodimin në hotele të punonjësve turq, ndërsa Vasili e cilëson skandal. Sipas tij, shteti shqiptar vetëm për vitin 2023 do të paguajë 1.2 milionë euro vetëm për hotelin e mjekëve turq si dhe shpenzimet për të gjithë përfitimet e tyre.MESAZHI I VASILIT
SKANDALI! 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!
Edi Rama u shqye duke thene Spitali turk Memorial ne Fier ishte dhurate e papare etj pallavra propagandistike si keto.
Por Shteti shqiptar vetem per vitin 2023 do te paguaje 1.2 milion euro vetem per hotelin e mjekeve turq si dhe shpenzimet për të gjithë perfitimet e tyre po përballohen nga buxheti shume varfër i shtetit shqiptar.
Ne vitin 2022 kane paguar 340 mije euro per hotelet e mjekeve turq, pra shpenzimet rriten ne menyre marramendese.

Pra nje mjek turk na kushton qimet e kokes ne raport me nje mjek specialist shqiptar qe ben te njejten pune.
Rama dhe qeveria nuk kane para’ dhe nuk paguajne mjeket shqiptare, te cilet mbajne te gjithe ngarkesen e sherbimit mjeksor publik te qindra mijra pacienteve shqiptare dhe i detyrojne ata te largohen nga vendi.
Rama paguan miliona per hotelet dhe perfitimet e mjekeve turq, te cilet ne raport me ngarkesen e pergjithshme te patologjise se trajtuar ne nivel kombetar mbulojne nje peshe minimale.
Cfare kryeministri dhe cfare qeverie batakçinjsh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here