“Tigrat e Belindës u kushtojnë shqiptarëve 64 milionë dollarë”, Berisha: Solli anijet nga Bangladeshi, sot çmimi i prodhimit të energjisë është më i lirë në bursë

0
176

Nga Pogradeci ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, ish kryeministri Berisha akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se me vendimin e saj për të sjellë dy anijet gjeneratorë në Vlorë, i merren qytetarëve 64 milionë dollarë.

 

Sipas tij kosto e prodhimit të energjisë përmes këtyre anijeve është më e lartë se çmimi në bursë.

“Sot ka sjellë Belinda Balluku dy gjeneratorë monstra, të cilët ishin në Bangladesh. Kosto e prodhimit të energjisë me ata ishte 2-3 herë më e lartë se në bursë. Prodhimi i energjisë në Shqipëri është 2 terravat më shumë sesa nevoja. Ju i paguani tigrave të belindës nga 90 mijë dollarë. Në fund të dy viteve këto janë fiks 64 milionë dollarë. Edi Rama ka përdorur korrupsionin duke blerë deklarata poshtë e përpjetë dhe thotë se Amerika nuk korruptohet. Amerika nuk korruptohet por McGonigal korruptohet”, tha Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here