7% e të larguarve janë të rinj/ Tabaku: Shifrat për krizën demografike janë para syve të qeverisë që refuzon të pranojë realitetin

0
143

Përmes një një postimi në Facebook, Jorida Tabaku shkruan se 7% e të larguarve janë të rinj, teksa ka shtuar se qeveria refuzon të pranojë realitetin.

Tabaku shton se popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe forca aktive e punës.

Tabaku: Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe forca aktive e punës. 7 % e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzakonshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim. Varfërimi i Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit nga rinia dhe nga plakja e shpejtë. Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të çdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin.

Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social. Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë. Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here