Ankimimet për PD në KAS, refuzohet kërkesa e PD për përjashtimin e Ledio Brahos

0
146

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po zhvillon seancat paraprake për të shqyrtuar dy ankimimet e demokratëve për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Pas diskutimeve 5 anëtarët e KAS do të vendosin nëse dy kërkesat do të kalojnë për shqyrtim apo jo dhe vendosjen e datës së mbledhjes. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledio Nurja, ka kërkuar përjashtimin e Ledio Brahos nga shqyrtimi i kërkesës së Rithemelimit. Por kjo kërkesë është rrezuar nga KAS.

Relatori i kërkesës së Rithemelimit është ish-ministri i Berishës, Ilirjan Rusmali. Ndërsa Koli Bele është relatori i kërkesës ankimore të Enkelejd Alibeajt, i cili çoi në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së.

Roli i KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor. KAS shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit dhe KZAZ-ve. Me kërkesë të Komisionerit vendos masat disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhorë apo  sanksione administrative kundër personave/ subjekteve zgjedhore që kryejnë kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet.

Anëtarët e KAS: Elvin Lako, Elvis Çefa, Ilirjan Rusmali, Koli Bele, Ledio Braho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here