Merret vendimi, KAS: Nuk kalojnë për shqyrtim kërkesat e Berishës dhe Alibeajt

0
128

KAS ka përfunduar sot shqyrtimin paraprak të kërkesave ankimore të dy PD-ve si dhe të lëvizjes “Bashkë” të kryesuar nga Arlind Qori.

Konkretisht, KAS ka vendosur që të mos lejojë kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, të depozituar nga Sali Berisha, pasi saktësohet se nuk ka interes në këtë çështje.

Po ashtu, KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Vendimi i KAS:

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 29, të depozituar nga Partia Demokratike, z. Sali Berisha. KAS konstatoi se ankuesi nuk legjitimohet sepse nuk ka interes të ligjshëm në një çështje që i përket një kërkuesi tjetër dhe KAS-i nuk ka kompetence për shqyrtimin e ankesës, pasi KSHZ nuk është shprehur me vendim përfundimtar për kërkesën e ankuesit.

KAS vendosi kalimin për shqyrtim në seancë publike në datën 14.03.2023, në orën 09:00, të kërkesës ankimore nr. 30 depozituar nga Partia “Lëvizja Bashkë”.

Gjithashtu, KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 31 të depozituar nga Partia Demokratike, z. Enkelejd Alibeaj.

KAS konstatoi se: “Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre. KAS-i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”” si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here